Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit (APPT) të Republikës së Maqedonisë dhe Komuna e Debarcës sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. I njëjti u nënshkrua nga drejtori i Agjencisë së Turizmit, Lupço Janevski dhe Zoran Nogaçevski, Kryetar i Komunës së Debarcës.
Duke u nisur nga nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë për shkak të avancimit aktiv dhe promovimit të turizmit, palët nënshkruese të Memorandumit për Bashkëpunim, u pajtuan për krijimin e prodhimeve turistike, të bazuara në kulturë, traditë, histori dhe bukuri natyrore. Në kontekst të kësaj, aktivitetet kanë për qëllim formimin e përmbajtjeve turistike dhe promovimin e potencialit të plotë turistik si dhe oferta të rajonit që i përfshinë komuna e Debarcës.
Të dy institucionet që nga shtatori fillojnë me organizimin e tribunave për edukimin e popullatës, në drejtim të prezantimit të mundësive të cilat i ofron rajoni që i njëjti të shndërrohet në destinacion eko turistik.
Në territorin e Komunës së Debarcë gjendet edhe aeroporti i Ohrit Sh. Apostol Pavle, i cili gjithsesi ka përparësi për më shumë vizita nga turistët të cilët gjenden në rajon.
Manifestimi më i rëndësishëm dhe më masovik është Kolonia internacionale artistike “Debrca”, në f. Belçisht. Ekziston në mënyrë aktive 24 vjet dhe rregullisht mbahet në periudhën e verës prej 24 qershor deri 4 korrik. Në koloni marrin pjesë prej 12 deri 15 pjesëmarrës të cilët krijojnë vetëm në territorin e Debarcës dhe më gjerë. Në koloni deri tani kanë marrë pjesë 185 artistë nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Polonia, SHBA, Kanadaja, Gjermania, Malajzia, Rusia, Uzbekistani, Ukraina, Qipro dhe vende të tjera. Interesimi i madh për pjesëmarrje nga gjithë bota fle më së miri për renomenë që e ka kolonia, si dhe për vizitën e ekspozitave.
Lidhur me potencialin turistik, në rajonin e Komunës së Debarcës ekzistojnë më shumë lokalitete arkeologjike, mes të cilit lokaliteti arkeologjik Nekropoli i Trebenikut, Gorenci, shekulli 8-4 p.e.s (janë zbuluar maska të arta pas vdekjes), si dhe lokaliteti arkeologjik Kalaja e trebenikut, periudha antike etj. Nga trashëgimia kulurore-historike në territorin e Komunës së Debarcës ekzistojnë kisha dhe manastire prej të cilave më karakteristike janë manastiri “Site Sveti” në fshtatin Leshan – daton nga 1452 dhe manastiri “Shën Jovani” në fshtatin Sllatinë (daton prej shekullit 16), si dhe më shumë kisha.