Shtëpi Rreth Nesh

Rreth Nesh

Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut  është institucion i themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Funksioni themelor i Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit është promovimi i resurseve turistike të Republikës e Maqedonisë së Veriut në tregjet e huaja, si dhe menaxhimi dhe përkrahja e projekteve qëllimi i të cilave është zhvillimi i turizmit në tërësi. APPT është themeluar në vitin 2008 në bazë të “Ligjit për themelimin e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 103/2008; 156/2010; 59/2012; 187/2013 и 41/2014).

Organet e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit  janë: Këshilli Drejtues (i cili përbëhet nga 7 anëtarë) dhe Këshilli (i përbërë nga 15 anëtarë). Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut jep pëlqim për Statutin e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, programin vjetor të punës dhe planin vjetor financiar, ndërsa Ministria e Ekonomisë bën mbikëqyrje mbi ligjshmërinë e punës së Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit. Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit ka dy sektorë : sektorin për promovim dhe sektorin për përkrahje.

Kompetencat dhe prioritetet strategjike

  • - Menaxhim aktiv dhe promovim të turizmit dhe prezantim profesional në të gjitha segmentet dhe rajonet nga oferta turistike, si dhe përpilimi i analizës për potencialet e tregut turistik vendas dhe të huaj;
  • - Përgatitja dhe realizimi i programit dhe sigurimi i materialit informativ për promovimin dhe përkrahjen e vlerave turistike;
  • - Formimi i zhvillimi i sistemit të vetëm informativ turistik dhe lidhshmëria  e tij me sisteme tjera informative;
  • - Promovim aktiv i potencialit të plotë turistik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vend dhe në vende të huaja dhe bashkëpunimi me turoperatorë të njohur të huaj për tërheqjen e numrit sa më të madh të turistëve;
  • - Pozicionimi i tregjeve të reja turistike;
  • - Nxitja dhe koordinimi i të gjitha organizatave turistike, odave, asociacioneve, shoqatave dhe institucioneve të tjera nga sfera e turizmit dhe hoteliere, me qëllim të menaxhimit dhe promovimit të turizmit;
  • - Inicimi dhe drejtimi i bashkëpunimit ndër komunal, rajonal dhe ndërkombëtar për promovimin e turizmit;
  • - Pjesëmarrje në tërheqjen e investimeve në sektorin turistik në Republikën e Maqedonisë;
  • - Avancimi,  përkrahja dhe zhvillimi i potencialit të plotë turistik në vend.
  • - Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit i kryen të gjitha aktivitetet tjera në pajtim me ligjin dhe Statutin.

Turizmi është segment i fuqishëm afarist në zhvillimin e ekonomisë, shtytës i kryesor dhe shtyllë bazë e socio-ekonomike e vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Efektet e turizmit janë të shumëfishta dhe para së gjithash të dukshme përmes rritjes së të hyrave devizore, përmirësimi i bilnacit pagesor, krijimi i vendeve të reja të punës, por edhe rritja e investimeve. Rritja e shpejtë ekonomike e turizmit në nivel global ka inkurajuar një numër të madh të shteteve gjatë marrjes së hapave direket në zhvillimin e turizmit dhe trajtimin e tij më seriozisht. Sipas kësaj dinamike të rritjes dhe zhvillimit si dhe rëndësia e industrisë turistike, vizioni dhe misioni i Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit është në drejtim zhvillimit të turizmit përgjegjës dhe të qëndrueshëm në Republikën e Maqedonisë, me qëllim të kontributit më të madh në zhvillimin ekonomik, uljen e varfërisë, ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin me resurse natyrore. Për sukses në sferën e turizmit detyrimisht nevojitet planifikim dhe menaxhim i rregullt i cili arrihet me përkushtim dhe përgjegjësi në punë, por edhe me bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv ndërmjet sektorëve dhe institucioneve. Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, si marketing dhe institucion i orientuar i tregut, përmes aktiviteteve promovuese dhe krijimin e prodhimeve turistike në bashkëpunim me afarizmin, kontribuon drejt konkurrencës më të madhe dhe brendeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut si destinacion turistik.

Rezultatet indirekte nga puna e deritanishme e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit janë të dukshme përmes arritjes së nivelit të caktuar të brendive dhe konkurrencës të prodhimit turistik të Maqedonisë së Veriut, derisa rezultatet e tregojnë rritje prej 150% të numrit të turistëve të huaj dhe rritje mesatare në nivel vjetor prej 15% të të hyrave devizore në zërin e turizmit.

Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u nisur nga kontributi i saj për zhvillim të vazhdueshëm, avancim dhe afirmim të turizmit, duke pasur parasysh përparësitë dhe dobitë ekonomike nga zhvillimi i kësaj dege ekonomike, investon dhe punon në Puna e Agjencisë bazohet në parimet e: ekspertimit, profesionalizmit, transparencës, qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë dhe në këtë kontekst synon në punë me përgjegjësi dhe profesionale, në veçanti për mundësitë për rritjen e numrit të turistëve. Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit është e vetëdijshme për rëndësinë e marketingut dhe brendimin e shtetit, si dhe pozicionimi përkatës i Maqedonisë së Veriut në det nga shtetet dhe destinacionet turistike përmes njohjes së opinionit botëror, natyrës, historisë, kulturës dhe gastronomisë.