Të hyrat devizore nga turizmi me rritje në tremujorin e parë të vitit 2018

Pjesë

Të hyrat revizore në tremujorin e parë të vitit 2018, të realizuar në bazë të turizmit shënon rritje prej 26,5%. Turistët në tre muajt e parë të këtij viti kanë harxhuar 64,71 milionë dollarë amerikanë për udhëtime në Maqedoni, që është për 26,5% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rritja e vazhdueshme e të hyrave revizore nga turizmi në pesë vitet e fundit ka të bëjë me masat dhe aktivitetet të cilat ishin ndërmarrë në disa vitet e fundit me sektorin e plotë turistik në vend. Pikërisht, njëri prej aktiviteteve të cilat i realizon Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit në Republikën e Maqedonisë në drejtim të promovimit të Maqedonisë në vende të huaja ishte intensifikuar edhe realizuar përmes targetimit të rreptë të fushatës marketingut e cila plasohet në target vendet. Me këtë lloj të aktiviteteve të marketingut Agjencia për Turizëm e reklamon potencialin turistik në vend përmes kapaciteteve turistike, lokacioneve, monumenteve, kulturës, traditës dhe gastronomisë. Maqedonia gjendet në publikime të shumta në revista të njohura botërore dhe faqe të internetit, derisa interesi i udhëtimeve informative në Maqedoni në vazhdimësi është në rritje. Realizimi i turneve për gazetarë dhe tur – operatorë të cilët kanë për qëllim që ta prezantojnë potencialin turistik të shtetit janë për plotësimin e promovimit të shtetit. Tregimi për promovim i plasuar nga ana e Agjencisë së Turizmit rrumbullakohet me dhënien e llojeve të ndryshme të përkrahjes në sektorin privat si dhe përkrahjen në projekte të ndryshme të cilat kanë për qëllim përforcimin dhe pasurimin e përmbajtjeve turistike. Krahas rritjes së të hyrave devizore në bazë të turizmit, rritje shënon edhe numri i vizitave prej turistëve vendas dhe të huaj për 15,1% në pesë muajt e parë të vitit 2018 në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2017. Numri i turistëve vendas rritet për 7,8%, derisa tek mysafirët e huaj është në rritje prej 19% në periudhën e njëjtë. Ky trend përcillet edhe me rritjen e numrit të bujtjeve të realizuara në Maqedoni (13,6%) në periudhën prej janar-maj 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kontributi i rritjes së plotë në industrinë turistike, krahas faktorëve të cekur, ka të bëjë me rritjen e numrit të fluturimeve prej dhe deri në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit, por edhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në vend. Duke pasur parasysh trendin e deritanishëm të rritjes, pritjet deri në fund të vitit 2018 është ky trend që të regjistrojë rritje të butë për shkak të rritjes së numrit të turistëve të cilët do të udhëtojnë nëpër Maqedoni me autobusë ose automjete personale.