Intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet APMT-së të Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë së Emigracionit.

Pjesë

Drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë, z-ri Llupço Janevski dhe z-ri Nikolla Shallvarinov, drejtori i Agjencisë së Emigracionit, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me të cilin kanë konfirmuar dëshirën për një qasje proaktive të dy institucioneve në fushën e turizmit.

Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar nga të dy institucionet, nënkupton intensifikimin e bashkëpunimit, por edhe pasurimin e promovimit të vendit përmes projekteve të cilat janë në interes të mërgimtarëve të Maqedonisë.

Përfshirja e Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë është në drejtim të rritjes së informimit për turizmin para mërgimtarëve gjatë qëndrimit të tyre, si dhe para ardhjes së tyre në Republikën e Maqedonisë. Promovimi i potencialeve turistike do të realizohet para mërgimtarëve, në vendbanimet në të cilat jetojnë ata, por edhe përfshirjen e tyre më të madhe në përgjithësi në zhvillimin e turizmit të Republikës së Maqedonisë.

Një bashkëpunim ndërmjet këtyre dy institucioneve do të ketë edhe gjatë mbajtjes së takimeve në organizim të organizatave të mërgimtarëve apo manifestimeve kulturore, gjatë krijimit të projekteve të përbashkëta, promovimeve dhe ngjarjeve të mërgimtarëve dhe organizatave të mërgimtarëve. Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë do të jetë një element i rëndësishëm edhe në Strategjinë e mërgimtarëve, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit të industrisë turistike të Maqedonisë.

Memorandumi i bashkëpunimit shënon fillimin e rritjes së numrit të vizitave të mërgimtarëve dhe rekomandimet e tyre për të vizituar Maqedoninë nga turistët e tjerë potencialë nga e gjithë bota.