Shtëpi Fushata mediatike

Fushata mediatike

FUSHATA MEDIATIKE 2017

Sipas programit të Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017 e dorëzojmë këtë raport për realizimin e aktiviteteve mediatike për vitin 2017.
Me qëllim të promovimit të suksesshëm të turizmit në Republikën e Maqedonisë në këto tregje të cekura gjatë përpilimit të planit për fushatë mediatike.
Standardet e vendosura për hulumtim janë si vijojnë:
Të dhënat e statistikës për numrin e turistëve dhe numrin e bujtjeve nga vendi i huaj
• Muajt në të cilët vijnë turistët në Maqedoni dhe përpilimi i kornizës kohore se në cilën periudhë të reklamoheni
• Indikator krahasues të statistikës në nivel mujor sipas vendeve
• Vizita e turistëve sipas rajoneve në Maqedoni
• Vizita e turistëve të huaj sipas qyteteve
• Bujtje të realizuara të turistëve sipas vjetëve
• Bujtje të realizuara sipas rajoneve në Maqedoni
• Bujtje të realizuara sipas vende të përkatësisë
• Qëndrim mesatar i turistëve të huaj në Maqedonisë sipas vendeve të përkatësisë
• Vizita e faqes macedonia-timeless.com dhe veglat e analizës për kërkim të arritshme në Google Analitics, numri i vizitave, vendi i përkatësisë, përmbajtjet kërkimit, vitet e moshës, vizitues të rinj, koha e qëndrimit dhe vëllimi i kërkimit të përmbajtjeve etj.

Linjat e aeroplanit dhe ditët e realizimit të avio komunikacionit
• Trend botëror janë pushimet më të shkurtra por më shumë herë në vit që sjell në rritjen e dinamikës së udhëtimit. Është rritur numri i avio linjave të reja të hapura të kompanive me buxhet të ulët të cilat mundësojnë lidhje të Maqedonisë me botën dhe anasjelltas. Nëse avio linja është të martën dhe të premten kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e Maqedonisë si destinacion i vikendit për turistë të caktuar ose Shkupi të rritet në destinacion City Break.

Të dhëna të përgjithshme për vendin e huaj
• Demografia,
• Vendosmëria gjeografike
• Religjioni,
• GDP
• Shfrytëzuesit e internetit

Karakteristikat e popullsisë dhe të turistëve potencial nga vendi i ofruar i huaj
• Mentaliteti
• Kultura
• Traditat
• Vitet e moshës

Trende dhe çfarë përvoje kërkojnë turistët nga vendi i huaj i ofruar?
• Shije dhe kërkesa të udhëtarit (ushqimi, vendosja, çfarë përvoje kërkojnë)
• Ku udhëtojnë më së shumti dhe sa harxhojnë për udhëtim (Të gjinden të dhëna të statistikës nga Entet nacional të statistikës me qëllim të marrjes së një pjese të dhënave të lartpërmendura)

Të bëhet hulumtim për numrin e leximeve dhe aktualiteteve të
• Medieve të shtypura (gazeta, revista, magazina)
• Internet portale
• Kompani të bilbordeve
• Agjenci marketingu
• Emisionet më të shikuara televizive dhe të radios
• Portalet e blogerëve të cilët përpunojnë tema turistike dhe udhëtime

Kontakte dhe komunikime me Ambasadën e vendit të dhënë në Maqedoni dhe anasjelltas prej të cilave do të kërkohet mendim për kanalin e caktuar mediatik të reklamimit në vendin e caktuar.

Të dhëna nga turoperatorët me të cilët APPT ka realizuar komunikim dhe takime pune, si dhe të dhëna nga UNWTO dhe PATA.

Në pajtim me hulumtimet e lartpërmendura, viti 2017 si vend target në të cilin promovohet turizmi i Republikës së Maqedonisë me fushatë mediatike janë:
• Serbia
• Shqipëria
• Kosova
• Bullgaria
• Polonia
• Rusia
• Anglia
• Sllovenia
• Suedia
• Çekia
• Rumania а

Dokument i plotë i Raportit për fushatën mediatike për vitin 2017

 

FUSHATA MEDIATIKE 2016

AUTDOR FUSHATA, REKLAMA NË MEDIET E SHTYPURA, PROMOVIMI ELEKTRONIK DHE FUSHATA TELEVIZIVE

Sipas programit të Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016 e dorëzojmë këtë raport të gjysmëvjetorit për realizimin e aktiviteteve mediatike për vitin 2016.
Me qëllim të promovimit të suksesshëm të turizmit në Republikën e Maqedonisë në këto tregje në këtë vit 2016, u përgatitën standardet për hulumtim të tregut të targetuar gjatë përpilimit të planit për fushatën mediatike.
Standardet e vendosura për hulumtim janë si vijojnë:
1. Të dhëna të statistikës për numrin e turistëve dhe numrin e bujtjeve nga vendet e huaja.
-Në cilët muaj vijnë turistët në Maqedoni dhe përpunimi i kornizës kohore që të reklamohemi

2. Linja të avionit dhe ditët e realizimit të avio komunikacionit
– Trend botëror janë pushimet më të shkurtra por më shumë herë në vit. Nëse avio linja është të premten dhe të martën kjo është mundësi e mirë për zhvillimin e Maqedonisë si destinaciuon vikendi për turistë të caktuar ose Shkupi të rritet në destinacion City Break.

3. Të dhëna të përgjithshme për vendin e huaj
– Demografia,
– Vendosmëria gjeografike
– Religjioni,
– GJDP
– Shfrytëzuesit e internetit

4. Karakteristikat e popullsisë dhe të turistëve potencial nga vendi i ofruar i huaj
– Mentaliteti
– Kultura

5. Trendet dhe çfarë përvoja kërkojnë turistët nga vendi i ofruar i huaj?
– Shije dhe kërkesa të udhëtarit (ushqim, vendosje, çfarë përvoje kërkojnë)
– Ku udhëtojnë më së shumti dhe sa para harxhojnë në udhëtime (Të gjinden të dhëna të statistikës nga Entet nacionale me qëllim të marrjes së një pjese nga të dhënat e lartpërmendura)

6. Sa mjete financiare ka investuar APPTRM për marketing në vendin e ofruar në vitin 2013, 2014 dhe 2015.

7. Të bëhet hulumtim për numrin e leximeve dhe aktualiteteve të
– Medieve të shtypura (gazeta, revista, magazina)
– Internet portale
– Kompani të bilbordeve
– Agjenci të marketingut
– Emisione më të shikuara radio televizive

8. Kontakt dhe komunikim me ambasadën e vendit të ofruar në Maqedoni dhe anasjelltas.
Sipas hulumtimeve të cekura paraprakisht, këtë vit si target vende në të cilat promovohet turizmi i Republikës së Maqedonisë në fushatën mediale janë:
– Serbia
– Shqipëria
– Kosova
– Bullgaria
– Polonia
– Rusia
– Anglia
– Sllovenia
– Belgjika
Qëllimi kryesor i promovimit të këtyre vendeve është rritja e vetëdijes për turizmin në Maqedoni si dhe të mbahet interesi i këtyre tregjeve ku Maqedonia është e njohur mirë dhe destinacion i vizituar turistik. Prodhimet turistike të cilat ishin të promovuar janë si vijojnë:
– Natyra dhe aventura në natyrën e Maqedonisë
– Ushqim dhe verë
– Turizëm religjioz
– City break
– Turizmi rural
– Maqedonia si destinacion për luks turizëm

Dokument i plotë i Raportit për fushatën mediatike për vitin 2016

 

FUSHATA MEDIATIKE 2015

HYRJE
Sipas programit të Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 e dorëzojmë këtë raport për realizimin e aktiviteteve mediatike për vitin 2015.
Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë, prej vitit 2009 e prezanton Maqedoninë me fushatë mediatike e cila përfshinë reklamim në mediat e shtypura (gazeta dhe revista), portale online dhe bilborde.
Agjencia duhet që ta projektojë imazhin e Maqedonisë në nivel ndërkombëtar. Këtu kërkohet hulumtim i aktraksioneve kryesore të Maqedonisë për mysafirët nga tregje të ndryshme dhe rritje të vetëdijes për spektrin e plotë të këtyre atraksioneve , përmes reklamimit, marrëdhënieve të përhershme me opinionin dhe zgjerimin e informatave.
Agjencia duhet në emër të sektorit të turizmit në tërësi, t’i hulumtojë tregjet ekzistuese dhe hapjen e tregjeve të reja potenciale.

Fushata promovuese për Republikën e Maqedonisë në vazhdimësi realizohet me Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Kosovën. Këto janë vende të rrethit të parë sipas përcaktimit gjeografik (vendet ballkanike), ndërsa fakti që të plasohen në vende të reja del nga mundësia që turistët potencial më lehtë të vendosin për pushim në Maqedoni, para së gjithash për shkak të:
– Vendosmërisë së afërt territoriale,
– Ngjashmëritë me kulturën tonë, tradita dhe lidhshmëria historike, karakteristike për të gjitha vendet e Ballkanit,
– Sipas të dhënave të statistikës nga vendet fqinje (Serbia, Bullgaria, Greqia, në përqindje më të vogël Kosova dhe Shqipëria) kemi numër më të madh të turistëve. Qëllimi është që ky numër i turistëve të mbahet dhe në kontinuitet të rritet.
– Këto janë tregje turistike në të cilat Maqedonia është e njohur si destinacion, ndërsa roli i reklamës në këto vende është ta tërheq vëmendjen e blerësve që ata më mirë ta blejnë prodhimin, përkatësisht, t’i prezantohet prodhimi turistik me ofertë të pasur turistike.
Për tregjet tjera turistike mjetet për aktivitetet e marketingut ishin dedikuar edhe për promovimin e aktiviteteve në Francë (2014, 2015). Hapja e tregjeve të reja del nga:
– Lidhja me avio linjë (Wizz Air Shkup-Paris Beauvais Francë)
– Mundësia që Shkupi të rritet në destinacion “City Break” (Të gjitha destinacionet evropiane prej ku ka avio linja të rregullta nga Shkupi).
– Të dhënat e statistikës për rritje e numrit të turistëve nga këto vende.

Dokumenti i plotë nga Raporti për fushatën mediatike për vitin 2015

 

FUSHATA MEDIATIKE 2014

FUSHATA MEDIATIKE 2014
(PRINT, BILBORD DHE PORTALE ONLINE)

Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë, në viitn 2014 e prezantoi Republikën e Maqedonisë me fushatë mediatike në rrethin e parë të vendeve. Fushata mediatike përfshiu reklamim në mediat e shtypura (gazeta dhe revista), portalet online dhe bilborde në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Kosovë, Shqipëri, ndërsa një pjesë e mjeteve u ndanë për Poloni dhe Suedi, si dhe në Francë dhe Angli.
Ideja për kreativitet është rezultat i hulumtimeve afatgjate në kontekst të asaj që është e përbashkët në të dy vendet, që i lidh dhe që i jep ndjenjë turistëve potencial në Maqedoni për t’u ndjerë si në shtëpi. Vendimi që si pjesë e kreativitetit të jenë bukuritë natyrore të Liqenit të Ohrit, u imponua si nevojë e papërfillur dhe domosdoshmëri gjatë promovimit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa fjalitë me thirrje të cilat ishin pjesë e kreativitetit janë asociacion i afërt për turistët potencial. Fjalitë e njëjta u shkruan nga poetë të njohur në vendet konkurruese që për ata janë tashmë janë të njohura.

Dokumenti i plotë nga Raporti për fushatën mediatike për vitin 2014

 

FUSHATA MEDIATIKE 2013

FUSHATA MEDIATIKE 2013
(PRINT, BILBORD DHE PORTALE ONLINE)

Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit në Republikën e Maqedonisë, në vitin 2013 e prezantoi Republikën e Maqedonisë me fushatë mediatike në rrethin e parë të vendeve. Fushata mediatike përfshiu reklamim në medie të shtypura (gazeta dhe revista), portale online dhe bilborde në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Kosovë, Shqipëri, ndërsa një pjesë u e mjeteve u nda për Poloni dhe Suedi.

Për këtë fushatë promovuese për Republikën e Maqedonisë u miratua buxhet prej 300.000,00 eurosh që u shpërndanë në rrethin e parë të vendeve. Fakti që të plasohet kjo shumë pikërisht në këto vende doli nga mundësia e turistëve potencial që të vendosin më lehtë për pushime në Maqedonisë, para së gjithash për shkak të vendosmërisë së afrët territoriale, ngjashmëritë në kulturë dhe tradita shumë shekullore. Në pjeën e rrethit të dytë të vendeve, Agjencia për Përkrahjen dhe Promovimin e Turizmit e prezantoi Republikën e Maqedonisë në panairet për turizëm.

Ideja për kreativitet është rezultat i hulumtimeve afatgjate në kontekst të asaj që është e përbashkët për të dy vendet, që i lidh dhe që i jep ndjenjë turistëve potencial në Maqedonisë që të ndjehen si në shtëpi. Vendimi që si pjesë e kreativitetit të jenë bukuritë natyrore të Liqenit të Ohrit, u imponua si nevojë e papërfillur dhe domosdoshmëri gjatë promovimit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa fjalitë me thirrje të cilat ishin pjesë e kreativitetit janë asociacion i afërt për turistët potencial. Fjalitë e njëjta u shkruan nga poetë të njohur në vendet konkurruese që për ata janë tashmë janë të njohura.

“Mes kalërimit dhe ëndrrës” është fjali me të cilën Maqedonia i thirr turistët në Serbi. Ajo është fjali nga poeti i njohur Laza Kostiç – mjaft e afërt për serbët, dhe më shumë se autentike për përshkrimin e Maqedonisë.

Në Bullgarinë fqinje është citati i poetit Ivan Varzov, bullgarët i thërret që ta vizitojnë Maqedoninë – “Nga kopshti fqinjë jargavanit i vie era”.

Naim Frashëri është poet i cili e këndoi Maqedoninë në njërën nga poemat e tij dhe i tregoi shqiptarëve se çfarë mund të presin gjatë vizitës së vendit tonë – “Edhe atje lind dielli i buzëqeshur…”.
“Forcë e panjohur të tërhoqi drejt ty” u tregoi poeti i njohur slloven Simon Gregoriq për Maqedoninë sllovenëve. Me këtë fjali edhe ne vendosëm t’i thërrasim që të vijnë tek ne.

I pazëvendësueshmi Dadi Topiq në këngën e tij “Maqedonia”, e afroi Maqedoninë afër Kroacisë me fjalinë “Atje ku dielli shkëlqen përjetësisht”. Ky ishte një përshkrim më se i përsosur që të prezantohet Maqedonia në Kroaci.

Dokumenti i plotë nga Raporti për fushatën mediatike për vitin 2013