Mesatarja e punës së APPT në gjysmën e parë të vitit

Pjesë

Rezultatet e punës së deritanishme kanë bërë që prodhimi turistik i Maqedonisë të bëhet konkurrues në tregun botëror, me këtë edhe rritja e qarkullimit turistik në vend. Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit (APPT) të Republikë së Maqedonisë duke u udhëhequr nga përpjekja e vet për zhvillimin e vazhdueshëm, avancim dhe afirmim të turizmit, duke pasur parasysh përparësitë e rritjes ekonomike nga zhvillimi i kësaj industrie, investon dhe punon në realizimin e aktiviteteve programore që të mundësojë ofertë më të mirë dhe më efikase turistike. Puna e Agjencisë bazohet në bazë të parimeve të: ekspertizës, profesionalizimit transparencës, qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë. Në këtë kontekst, APPT punën me përgjegjësi dhe përkushtim në hapjen e mundësive të reja për rritjen e numrit të turistëve përmes pozicionimit përkatës të Maqedonisë në tregun global dhe njohjen e opinionit botërore me përmbajtjet natyrore dhe historike, por gjithsesi edhe me çdo lloj tjetër të përmbajtjeve turistike.

Në vitin 2017 është regjistruar rritje e vazhdueshme e numrit të turistëve, që arrin rreth 1 milion turistë me realizimin e 2.800.000 bujtjeve. Ky trend pozitiv vazhdon edhe në vitin 2018, edhe në 6 muajt e parë regjistron rritje prej 16,4% në numrin e turistëve, në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2017. Përqindja e rritjes është e njëjtë edhe kur bëhet fjalë për bujtje, përkatësisht gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka rritje prej 16%.

Rritja e numrit të turistëve dhe bujtjeve reflektohet edhe në rritjen e të hyrave revizore në zërin e turizmit. BPRM për tremujorin e parë të vitit 2018 ka regjistruar rritje të të hyrave revizore nga turizmi prej 26,5%, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pritjet e APPT për vitin 2018 janë numri i turistëve të arrijë deri 1,2 milionë turistë, 3,2 milionë bujtje dhe të hyra revizore deri 24.000.000.000 denarë

Në periudhën prej 6 muajve, APPT ka realizuar 9 manifestime internacionale. Në Qëllimi i prezantimit të tillë është të rritet sektori privat përmes realizimit të kontaktin iniciues nga ana jonë me turoperatorë të huaj, të cilët me ftesën tonë vijnë për vizitë në Maqedonisë ku marrin pjesë në takimet B2B. Në mënyrë plotësuese, gjatë panaireve janë kontraktuar 10 udhëtime informative me turoperatorë prej 10 shteteve të ndryshme të botës. Në këto udhëtime, në Maqedoni erdhën 40 turoperatorë dhe 10 shtëpie mediatike, të cilët prej vizitës produktuan 18 publikime.

APPT është aktive edhe në mediet sociale. Mediet sociale (Fejbuk, Tviter dhe Instagram, Youtub) janë vegël e fuqishme për prezantimin e kapaciteteve turistike të Maqedonisë dhe promovim i institucionit dhe punës së tij. APPT në këtë periudhë punon në ndryshimin e përmbajtjes dhe përmirësimin e ueb faqeve: www.macedonia-timeless.com dhe www.tourismmacedonia.gov.mk.

Sipas programit vjetor për vitin 2018, APPT është në proces të realizimit të fushatës mediatike në 12 vende: Slloveni, Serbi, Bullgari, Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Poloni, Rumani, Suedi, Estoni, Izrael dhe Turqi. Rezultatet drejt të cilave synojmë janë përmbajtja dhe rritja e numrit të turistëve nga këto tregje turistike. Pas analizave dhe hulumtimeve të zbatuara në treg, aktivitetet mediatike dhe promovimi i potencialit të turistëve në Maqedoni realizohen përmes kanaleve të promovimit si vijojnë:

– 6 medie të printuara;

– 25 medie elektronike;

– fushata të bilbordit në 3 vende;

– reportazhe televizive, reportazhe, video dhe mysafirë.

APPT gjithashtu ka lancuar edhe editim të ri të udhërrëfyesve të cilët kontribuojnë për promovim më kualitativ të potencialeve turistike në Maqedoni me tirazh të shtypur prej 36.000 ekzemplarëve. Udhërrëfyesit i përfshijnë rajonet, manastiret, prodhimet e njohura, lokalitetet, objektet dhe ngjarjet në Maqedoni, si dhe përmendoret otomane në vend. Udhërrëfyesit janë të shkruara me iniciale në gjuhën maqedonase dhe janë të përkthyera në anglisht, rusisht, bullgarisht, shqip, serbisht dhe në gjuhën turke.

APPT ka përpiluar edhe pasaportë turistike të Maqedonisë në formë të broshurës, i plotësuar me aplikacion të celularit në të cilën mund të gjenden informata të dobishme për potencialët turistikë të Maqedonisë.

Mes materialeve promovuese është edhe broshura për ushqim dhe verë në Maqedonisë përkatësisht broshura “Story telling”. Kjo synon drejt përpilimit të udhërrëfyesit gastronomik i cili do ta prezantojë kuzhinën përmes përvojave, specialitetet lokale dhe promovimin e recetave tradicionale për gastronomi në Maqedoni. Në përgatitjen të botimit është edhe broshura kryesore për turizëm në Republikën e Maqedonisë “Maqedonia, pasuri e pazbuluar turistike”.

APPT edhe këtë vit vazhdon me realizimin e projektit – Zhvillimi i ngjitjes sportive dhe vënia e saj në funksion të turizmit. Për zhvillimin e këtij turizmi sportiv planifikohet rregullimi i lokacioneve të reja dhe sanimi i atyre ekzistuese për trajnim ekzistues për ngjitje në shkëmb, me vendosjen e rreth 120 drejtimeve.

APPT e përkrah rregullimin e vendin e fluturimit për paralajding në Krushevë – vendosje të barit artificial në fushë për shkak të rritjes së sigurisë së paraglajderistëve dhe plotësimin e standardeve për mbajtjen e garave ndërkombëtare me qëllim të promovimit të Republikës së Maqedonisë si destinacion i paraglajderistëve.

APPT është e kahëzuar edhe në realizimin e projektit për “Zhvillimin e alpinizmit dhe vënien e saj në funksion të turizmit” përmes rregullimit të lokaliteteve për ngjitje alpiniste (Matkë, Demir Kapi, Lleshnicë dhe Ostra Karpa). Qëllimi është rritja e sigurisë dhe atraksioni i lokacioneve dhe tërheqja e një numri të madh të turistëve nga njëri prej tregjeve në rritje të shpejtë.

Nga sfera e turizmit kulturor dhe aktivitetet në natyrë, në fazën përfundimtare është projekti “Vënie në hartë e rrugës Via Ignacia”. Është vë në hartë rruga e vjetër e romake me 13 info tabela dhe 5 miorrëfyes.

Agjencia edhe këtë vit vazhdon me përkrahjen financiare në 21 manifestime me buxhet prej 1.000.000 denarë. Qëllimi është që manifestimet të tërheqin sa më shumë mysafir përmes rritjes së profesionalizmit në organizimin e ngjarjeve.

Përfitimet e zhvillimit të turizmit janë motiv për APPT, në bashkëpunim me industrinë turistike, të vazhdojë vazhdimisht me energji, rrjetëzim dhe para së gjithash me punën e vet kreative që të krijojë kushte për punësim për të rinjtë dhe krijojë mundësi për zhvillimin e sipërmarrësve të vogla dhe të mesme.