Shtëpi Kumtesa Promovimi i vlerave turistike të Maqedonisë në Slloveni

Promovimi i vlerave turistike të Maqedonisë në Slloveni

Pjesë

Republika e Maqedonisë e ka nderin të jetë vend i partneritetit të panairit që mbahet për të 56 –ën herë për ushqim dhe bujqësi – AGRA në Gorna Radgona – Republika e Sllovenisë. Agjencia për Promovimin dhe përkrahjen e turizmit, e prezantuar nga drejtori Lupço Janevski është pjesë e standit naciona, nikoqir i të cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Republikën e Maqedonisë.

Promovimi i Maqedonisë si vend – partner në panairin AGRA është i organizuar në hapësirë ekspozuese prej 136 m2 përmes prezantimit të ushqimit të shijshëm tradicional, verë kualitative, bukuri natyrore, trashëgimi të pasur kulturore – historike. Vlerat maqedonase janë promovim i shkëlqyeshëm edhe si destinacion turistik.

Në kuadër të forumit të biznesit Maqedoni-Slloveni, në të cilin morën pjesë kompani, oda ekonomike dhe shoqata të dy vendeve, drejtori i Agjencisë së Turizmit z. Janevski i prezantoi potencialet turistike dhe ofertën turistike të Maqedonisë.

Me rëndësi të madhe është tregu slloven i turizmit për rritjen e plotë turistike të vendit tonë. Për këtë qëllim Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit të