Zhvillim i turizmit rural në komunën rurale Mogilla me përkrahjen e Agjencisë së Turizmit

Pjesë

Detektimi i mundësive dhe nevoja për zhvillimin e turizmit rural në Komunën e Mogillës ishte temë e diskutimit në takimin e punës së drejtorit të Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit (APPT) të Republikës së Maqedonisë, z. Lupço Janevski, i inicuar nga Kryetarja e Komunës, Jasmina Gullevska.

“Mundësi dhe kushte për zhvillimin e turizmit në Komunën e Mogillës ka, por nevojitet strategji për zhvillim dhe qëndrueshmëri të turizmit rural. Komuna ka nevojë për bashkëpunim me instanca dhe institucione më të larta për planifikim të rregullt dhe përkatës të aktiviteteve, që të mundet turizmi si sferë fitimprurrëse ta ringjalë rajonin. Nevojitet që të motivohen mërgimtarët të kthehen në vendlindje dhe të shfrytëzohen lidhjet me Turqinë për promovim më të madh të rajonit. Duke pasur parasysh se rajoni është më së shumti i vizituar nga mysafirët turq” – konstatoi Gullevska.

“Nevojiten masa të buta, përkatësisht trajnime për banorët lokal për hapjen e kapaciteteve për vendosje të cilat do të ofrojnë vendosje autentike, me gastronomi lokale dhe unifikim të mënyrës lokale të jetesës. Pikërisht këto vlera i kërkojnë udhëtarët e rinj dhe hulumtuesit. Nevojitet valorizim i të gjitha kapaciteteve turistike, përmbajtjeve dhe pikë rrëfimeve. Krijimi i një tregimi të cilin do ta promovojmë në të gjitha panairet internacionale për turizëm dhe do t’i tërheqim turistët potencial që ta vizitojnë Komunlën e Mogillës. Numri prej 20-30 bujtjeve është realitet, nëse hapen dyert për turistë dhe zvogëlohet migracioni në rajon. Historia, kultura, manifestimet e ndryshme, folklori,gastronomia dhe faktorë të tjerë e pozicionojnë Maqedoninë në listën e destinacioneve të dëshiruara në rajon dhe Evropë” – potencoi drejtori Janevski.

Të dy institucionet janë të një mendimit se nevojitet strategji për turizmin rural në nivel nacional me të gjitha segmenetet e tij (ako, agro dhe forma të tjera të turizmit). Të dy institucionet do të organizojnë tribunë në komunë, përmes të cilës popullata vendase do të ketë mundësi të njoftohet me mundësitë turistike të cilat i ofron rajoni. Dhe si turizmi mund të rrisë rritjen ekonomike lokale me zhvillimin e kësaj dege të ekonomisë. Pa dyshim për promovimin e pikë rrëfimeve turistike nevojitet karakter plotësuese i përmbajtjeve, shkrehës i i cili do ta tërheq turistin që ta dëgjojë tregimin dhe ta hulumtojë lokacionin.

Mogilla shtrihet në rrafshinën e Pellagonisë dhe ka pozicion mjaft të mirë gjeografik dhe lidhshmëri të komunikacionit, pasi që përmes pjesës qendrore kalon aksi rrugor E-106 dhe hekurudha Manastir – Prilep. Këto karakteristika i mundësojë qasje të lehtë dhe numër të madh të vizituese në Komunën e Mogillës. Gjithashtu, nga Qendra e madhe e Qytetit në Manastir, lagjja qendrore Mogilla gjendet në largësi vetëm prej 10 km. Afërsia me Manastirin është përparësi lidhur me komplementaritetin e destinacioneve, plotësimin e bukurive natyrore me traditë dhe manifestimet në rajon. Në kuadër të komunës mbahen disa manifestime të cilat pa dyshim mund të rriten në traditë me planifikim të rregullt dhe promovim.

Në fokusin e bashkëpunimit të dy institucioneve, Komuna e Mogillës dhe Agjencia e Turizmit do t’i përfshijnë të gjitha segmentet e lartpërmendura, të cilat me realizimin tyre do të kontribuojnë për zhvillimin e turizmit të plotë në vend. Fokusi mbi komunikimin me target grupe të reja të turistëve dhe promovimi i formave rurale të turizmit, besojmë se do të mundësojmë edhe nxitje të drejtpërdrejtë dhe lëvizje të zhvillimi ekonomik lokal, hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe efekte financiare në ekonominë lokale.