Shtëpi Kumtesa APMT-ja dhe pushteti lokal me një bashkëpunim të përbashkët për zhvillimin e...

APMT-ja dhe pushteti lokal me një bashkëpunim të përbashkët për zhvillimin e turizmit lokal në Kratovë

Pjesë

Drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Llupço Janevski ishte në një vizitë pune në komunën e Kratovës, ku ka realizuar një takim pune me kryetarin e komunës, d-r Llupço Bojaxhiev.

Qyteti i kullave dhe urave, qyteti me legjendat më të bukura të periudhës osmane dhe romake, qyteti i vendosur në rrëzën e një vullkani të shuar ka përmbajtje për të tërhequr më shumë turistë. Të dy institucionet u pajtuan se duhet të punojnë për kushtet, infrastrukturën, pasurimin e përmbajtjeve turistike dhe promovimin e tyre me qëllim që turistët të qëndrojnë një ditë më shumë në Kratovë.

Kratova është ndërtuar me një arkitekturë tipike të një qyteti të vjetër të Maqedonisë, që është një përparësi për qytetin, sepse gjenerata e re e turistëve kërkojnë akomodime autentike me elemente të vjetra, të plotësuara me një prodhim lokal të ushqimeve vendore, gjë që do të ishte shumë interesante për vizitorët gjatë gjithë vitit. Një nga parakushtet për zhvillimin afatgjatë të turizmit rural është rinovimi i shtëpive të vjetra autentike, të cilat duhet të përmbajnë elemente tradicionale. Për këtë qëllim, në plan është organizimi i një tribune për banorët e qytetit, për t’u prezantuar atyre imazhi dhe vizioni më i madh për periudhën që vijon, format e turizmit që mund të zhvillohen me qëllim që Kratova të shndërrohet në një destinacion konkurrues turistik. Kjo do të realizohet në bashkëpunim të të dy institucioneve. Sipas disa përllogaritjeve të përafërta, është llogaritur se me 100 shtretër do të realizoheshin 15 mijë bujtje, që natyrisht është një kontribut për ekonominë lokale.

Kryetari i komunës Bojaxhiev dhe drejtori Janevskii kanë konstatuar problemet reale, të cilat me një strategji dhe vizion të mirë për zhvillimin e turizmit të qytetit, do të fillojnë të zgjidhen. Duhet të punohet në restaurimin e kullave dhe urave dhe është reale nevoja e një ciceroni lokal, i cili di të tregojë historinë. Në afërsi të qytetit gjenden “kukullat” e ngurtësuara – vendi Kuklicë, ku urgjentisht duhet të punohet në infrastrukturë, të përmirësohen kushtet për të vizituar ato me vendosjen e tabelave, shenjave rrugore, ndriçimit të lokalitetit dhe përmbajtjeve të tjera shtesë me të cilat do të rrisnim vizitat e tyre. Vendosja e një ekspozite të artefakteve në vendin “Cocev Kamen”, një përmbajtje e cila me siguri do ta tërhiqte vëmendjen e vizitorëve. Për adhuruesit e turizmit aktiv, shtegu për biçikleta nëpër lokalitetin e ri turistik-rekreativ për gjueti dhe peshkim në Zletovicë është tërheqës për turistët aktivë. Me një organizim profesional dhe serioz të ringjallin festivalet në Kratovë. Sipas aktiviteteve të programit, Agjencia e turizmit sponsorizon këtë lloj të manifestimeve me qëllim që mbështetja dhe motivimi i tyre të bëhen pjesë e traditës. Kratova dhe rrethina e saj kanë vende interesante të cilat nuk i kanë parë apo nuk janë të njohura për opinionin, kështu që është më shumë se i nevojshëm valorizimi i produkteve turistike.

Në periudhën që vijon, në bashkëpunim me dy institucionet do të vendosen bilborde të reja në qytet, përkatësisht kolazhe të reja me tregime  interesante që do të komunikojnë me vizitorët dhe do t’i tërheqin për të qëndruar dhe për të eksploruar Kratovën. Agjencia e turizmit po punon për promovimin e Kratovës në disa tregje turistike si Bullgaria, Polonia, Turqia, turistët e të cilave janë prioritet për qytetin. Këtë vit parashikimet janë pozitive dhe presim një rritje të numrit si të vizitorëve të huaj, ashtu edhe të bujtjeve të realizuara.