Për 15 vite me radhë, CEO si kompani lidere për organizim të panaireve në Kosovë, mundëson platformë bashkëpunimi dhe shkëmbim eksperiencash në mes të profesionistëve dhe pasionantëve të turizmit dhe sportit.
Panairi ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit është event promocional dhe komercial për sektorin e turizmit dhe sportit. Ky edicion shpalos një gamë të gjerë të destinacioneve dhe atraksioneve turistike, sportive dhe ofertave të ndryshme nga një numër i madh i agjencioneve turistike, bizneseve, institucioneve tjera nga vendi, rajoni dhe me gjerë.
Panairi i Turizmit dhe Sportit, është vend i përsosur për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga industria e turizmit dhe sportit në Ballkan, duke u bërë vendtakimi kryesor për bashkëpunime potenciale afariste për të gjitha palët me interes, si dhe është bërë një platformë unike ku bëhet promovimi zyrtar i ofertave turistike dhe sportive për vizitorët nga Kosova dje rajoni.
16 - 17 Prill 2019
- Njoftim për panairin ndërkombëtar
- Për të marrë pjesë në panairin ndërkombëtar, është e nevojshme të dërgoni të skanuara dokumentet e mëposhtme:
- Formular i plotësuar (me vulë dhe nënshkrim)
- Licencë A (për agjencitë e udhëtimit)
- Situata aktuale nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë