APMT-ja dhe Komuna e Karposhit me projekte të përbashkëta për një promovim më të suksesshëm turistik të Qytetit të Shkupit

Pjesë

Drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë, Ljupço Janevski sot ka realizuar një takim pune me kryetarin e Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev. Qëllimi i vizitës është realizimi i projekteve me një bashkëpunim të përbashkët, i cili do të zyrtarizohet me nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit.

Pasurimi i përmbajtjeve turistike të Qytetit të Shkupit dhe promovimi i tyre është prioritet për punën e Agjencisë së turizmit. Për këtë qëllim, ekipi i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë do të përfshihet në realizimin e një parku aventuristik dhe një zip-linje në Karposh, të cilët do të mundësojnë një atraksion shtesë në komunë. Gjithashtu, kjo do ta rrisë konkurrencën me komunat e tjera në rajon. Në zonat urbane janë të nevojshme elemente të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve një lokacion atraktiv me qasje të lehtë për rekreacion dhe aventurë pas ditës së vështirë të punës.

Sipërfaqet e gjelbra shtesë në Karposh do t’i rrisin vizitat në komunë dhe do ta rrisin cilësinë e mjedisit të shëndetshëm si për më të rinjtë, ashtu edhe për banorët më të moshuar në këtë pjesë të qytetit.

Agjencia e turizmit parashikon një promovim më të madh të Komunës së Karposhit dhe një përfshirje në projektet, ku të dy institucionet do të mund të japin maksimumin e tyre për zbatimin e tyre në interes të qytetarëve.